Kryeshefi Ekzektiv i IPK-së, z. Fitim Shishani priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të SHKB-së z. Arben Skendo

Sot, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB) të Republikës së Shqipërisë z. Arben Skendo, e vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) ku u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Fitim Shishani. Gjatë këtij takimi z. Shishani e informoi z. Skendo për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës duke potencuar rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbikëqyrjes policore dhe kontrollit të brendshëm. më shumë


Kryeshefi Ekzektiv i IPK-së, z. Fitim Shishani priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Bernd Borchardt

Sot, Bernd Borchardt, Shefi i EULEX-it, e vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) ku u prit nga Krye-shefi Ekzekutiv Fitim Shishani. Gjatë këtij takimi z. Shishani e informoi Borchardtin për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovësnë misionin e tij për ta siguruar një shërbim policor llogaridhënës, demokratik dhe transparent në Kosovë. “Duke shfrytëzuar autorizimet ligjore si agjenci e pavarur në kuadër të MPB-së, ne kemi luajtur rolin tonë për të kontribuar që Policia e Kosovës të jetë një institucion në shërbim të shoqërisë sonë, në shërbim të demokracisë, por, mbi të gjitha, në shërbim të respektimit dhe zbatimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës.”, tha Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Shishani. Ai falënderoi Misionin e EULEX-it për përkrahjen e vazhdueshme në zbatimin e mandateve të saja ligjore. më shumë


Në një operacion të përbashkët të IPK-së dhe PK-së arrestohen pesë të dyshuar

Personat e dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit kompetent të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale zbulim i fshehtësisë zyrtare, armëmbajtje pa leje, keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit etj. më shumë


Në dy raste të ndryshme IPK arreston tre zyrtarë policorë

Me dyshimin se kanë kryer disa vepra penale, hetuesit e IPK-së arrestuan tre zyrtarë policorë. Njëri rast është realizuar në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë rajonale të Ferizajt. Lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacione se një zyrtar policor cili ka qenë duke shërbyer në Stacionin Policor Ferizaj në njësinë patrulluese, dyshohet se është i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme. më shumë


Hetuesit e IPK-së arrestojnë një zyrtar policor

Me dyshimin se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar Inspektorati Policor arrestoi një zyrtar policor më shumë


Hetuesit e IPK-së arrestojnë një zyrtar policor

Më 25 janar 2014, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar një informatë për involvimin e një pjesëtari të Policisë së Kosovës në një rast rrahje. Bazuar në ligjin e IPK-së, hetuesit e Inspektoratit janë njoftuar menjëhërë për këtë rast dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Incidenti raportohet se ka ndodhur dje (25.01.2014) rreth orës 14:00 në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan ku zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ishte involvuar në një rast rrahje duke i shkaktuar lëndime trupore viktimës pas një mosmarrëveshje verbale rreth një borxhi. më shumë


Suspendohen dy zyrtarë policorë

Ditë më parë Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar informacione lidhur me dyshimin për veprime të kundërligjshme nga dy zyrtarë policorë nga Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit të Policisë së Kosovës. Për shkak se të njëjtit mund të pengojnë në procesin hetimor, Inspektorati Policor i Kosovës më 14.01.2014 i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë për këta dy zyrtarë policorë si të dyshuar për këtë rast. më shumë


Hetuesit e IPK-së bastisin tri lokacione të ndryshme në Prizren e Suharekë dhe arrestojnë tre të dyshuar

Inspektorati Policor i Kosovës pas një hetimi intensiv ka ndërmarrë sot (11.01.2014) një operacion bastisje në tri lokacione të ndryshme në Prizren dhe Suharekë. Operacioni i bazuar në planin operativ të koduar me emrin “Autoriteti”, ka rezultuar me arrestimin e tre personave me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit dhe ushtrim të ndikimit. më shumë


24 zyrtarë të IPK-së dhanë betimin në një ceremoni zyrtare

Me zotimin për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për përgjegjshmëri, sinqeritet, barazi, integritet e ndershmëri, 24 zyrtarë të IPK-së dhanë sot betimin në ndërtesën e Inspektoratit Policor të Kosovës. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë. më shumë


Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për vrasje

Më 2 nëntor 2013, rreth orës 16:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion së në qytetin e Skenderajt, në rrugën “Skenderbeu”, në afërsi të xhamisë ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë e këtij incidenit një person ka mbetur i plagosur. Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar V. G. pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës B. B. më shumë


Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) funksionon bazuar në Ligjin  Nr. 03/L-231 i cili ka hyrë në fuqi më 1 Dhjetor 2010.

IPK-ja do të funksionoj në bazë të këtij ligji dhe akteve nënligjore që nxirren me qëllim të zbatimit të këtij ligji.

Agjencioni kombinon dy funksione primare në ndjekje të parimeve të përgjegjësisë dhe transparencës - shtyllat e policisë demokratike:

• Parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi i veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë,pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj, përfshirë edhe hetimet mbi incidentet e profilit të lartë disiplinor si dhe hetimin disiplinor të zyrtarëve policor me gradën më të lartë të nivelit të lartë të menaxhimit dhe zyrtarëve të lartë të nivelit ekzekutiv.

• Inspektimi i strukturave dhe funksioneve të Policisë së Kosovës (PK) për të siguruar llogaridhënie,efektivitet dhe efikasitet në zbatueshmërinë e ligjeve, akteve nënligjore dhe procedurave standarde të operimit në fuqi.

IPK-ja, është e frymëzuar dhe kërkon që të vërteton pajtueshmërinë e policisë me Kodin Evropian të Etikës Policore si një kornizë e standardeve për kryerjen e detyrave policore në mënyrë demokratike.

 Ushtrimi me sukses i këtyre autorizimeve nga IPK-ja, do t’i bind të gjitha komunitetet në Kosovë që PK-ja mund dhe do të jetë e përgjegjshme, qoftë kolektivisht apo individualisht, duke punuar në ofrimin e shërbimeve dhe përkrahje të një shoqërie të sigurt dhe stabile. 

IPK-ja, duke ushtruar autorizimet e veta ligjore, aktivisht do të jetë kontribuese e arritjes së këtyre
tri qëllimeve:

Efektshmërinë: duke u siguruar që qëllimet e PK-së janë arritur.

Pajtueshmërinë:duke u siguruar që qëllimet e PK-së janë arritur në pajtueshmëri të plotë me ligjet e aplikuara dhe standardet evropiane.

Zotësinë: duke u siguruar që qëllimet e PK-së janë arritur në mënyrën më fitimprurëse, duke ua bërë të ditur punën e policëve taksapaguesve të Kosovës.
 

Modeli i IPK-së ofron një strategji radikale megjithatë reale drejt përpjekjes për të reduktuar dhe eliminuar korrupsionin dhe keqpërdorimet e mundshme nga ana e policisë.