IPK arreston shtatë të dyshuar – një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë

IPK arreston shtatë të dyshuar – një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë

Prishtinë, 14 korrik 2022, Në një operacion të realizuar mbrëmë në Pejë, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar shtatë të dyshuar (një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë) të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” Muaj më parë hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se një zyrtar policor (punonjës në Drejtorinë Rajonale të PK-së në Pejë) dyshohej se ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme. Në kuadër të veprimeve hetimore mbrëmë nga hetuesit e IPK-së është zbatuar urdhëri i kontrollit në një lokal në rrugën “Hoxhë Tahsini”në Pejë meqë ekzistonte dyshimi i bazuar se aty ishte duke u zhvilluar aktiviteti i kundërligjshëm respektivisht dyshohej për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Gjatë kontrollit nga IPK janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në këtë rast. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
;