Komunikatë për media

Komunikatë për media

Prishtinë/Hajvali, 21 korrik 2022, Duke ju referuar video pamjeve të cilat janë publikuar në shumë medie, duke ju referuar një rasti që ka ndodhur në Prizren më 17.01.2021, Inspektorati Policor i Kosovës ju njofton si në vijim: Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve në janar të vitit 2021 ka pranuar ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga zyrtarë policorë në Prizren. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 17.01.2022 në Prizren. Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore. Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj një zyrtari policor të dyshuar në këtë rast me dyshimin se ka kryer veprën penale “keqtrajtimgjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” si dhe në interes të hetimit është dhënë rekomandimi për suspendim nga detyra.
;