Komunikatë për media

Prishtinë/Hajvali, 17 tetor 2022,

Dje në orët e mbrëmjes IPK është informuar se në rrethinën e Suharekës ka ndodhur një aksident i trafikut ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare .

 

Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor.

 

Zyrtarit policor është suspenduar përkohësisht përderisa rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.

 

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

;