Kryeministri Kurti vizitoi IPK-në

Komunikatë për media

Prishtinë, 29 Janar 2024,

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, z.Kushtrim Hodaj priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla.

 

Gjatë këtij takimi z.Hodaj e informoi Kryeministrin Kurti për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës.


Temë e diskutimit ishin edhe trajtimi i ankesave të qytetarëve, inspektimet si dhe angazhimet tjera të IPK-së drejt fuqizimit të integritetit policor.
 
Në fund të takimit Kryeshefi Hodaj e falënderoi Kryeministrin Kurti për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së si një mekanizëm i rëndësishëm i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

 

Kjo ishte vizita e parë e Kryeministrit Kurti në IPK i cili falënderoi zyrtarët për pritjen duke shprehur mbështetjen e Qeverisë për fuqizimin e rolit të Inspektoratit Policor si mekanizëm i kontrollit dhe mbikëqyrjes së policisë.