Inspektorati Policor i Kosovës pranoi sot një automjet si donacion nga EULEX-i

IPK pranoi sot donacion një automjet (furgon) nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)

Prishtinë, 29 janar 2025
 
Inspektorati Policor i Kosovës sot pranoi si donacion një automjet (furgon) nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ceremonia e dorëzimit u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali, ku Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Kushtrim Hodaj pranoi çelësat e automjetit nga z. Giovanni Galzignato  - Shefi i Shtyllës së Monitorimit të Misionit EULEX.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, Kryeshefi Hodaj dhe Shefi i Shtyllës së Monitorimit z. Galzignato, zhvilluan një bashkëbisedim të frytshëm duke theksuar bashkëpunimin e rëndësishëm në mes IPK-së dhe EULEX-it. 

Inspektorati Policor i Kosovës shpreh mirënjohjen për këtë donacion dhe falënderon Misionin e EULEX-it për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në përmbushjen e mandatit ligjor për një polici më të përgjegjshme dhe efikase.