Prishtinë, 09/03/2021

Prishtinë/Hajvali, 9 mars 2021,
Atasheja e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në
Kosovë znj.Kimberly Riffe së bashku me znj. Shqipe Durguti (koordinatore
vendore e ICITAP-it për IPK-në) u takuan sot me Kryeshefin Ekzekutiv të IPK-së
z. Kushtrim Hodaj.
Ky takim pune u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali në vazhdën e përkrahjes
në vazhdimësi të ICITAP-it për Inspektoratin Policor të Kosovës.
Znj.Riffe në këtë takim uroi Kryeshefin Ekzekutiv për operacionin e fundit të IPK-së duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit në mes Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës për realizimin me sukses të operacioneve të tilla.
Kryeshefi Ekzekutiv falënderoi zyrtarët e ICITAP-it për vizitën dhe mbështetjen
e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës duke
përfshirë trajnimet e avansuara në fushën e hetimit dhe donacionet në pajisje
të specializuara një pjesë e të cilave u përdorën nga hetuesit e IPK-së në
operacionin e fundit.