Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 01/04/2021

Atasheja e ICITAP-it amerikan në Kosovë znj.Kimberly Riffe vizitoi IPK-në

Prishtinë/Hajvali,1 prill 2021,

Atasheja e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë znj.Kimberly Riffe së bashku me znj. Shqipe Durguti (koordinatore vendore e ICITAP-it për IPK-në) u takuan sot me Kryeshefin Ekzekutiv të IPK-së z. Kushtrim Hodaj.
Ky takim pune u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali në vazhdën e përkrahjes në vazhdimësi të ICITAP-it për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Kryeshefi Ekzekutiv falënderoi zyrtarët e ICITAP-it për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës duke përfshirë trajnimet e avansuara në fushën e hetimit dhe donacionet në pajisje të specializuara.