Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 13/08/2020

Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë z. Edward Anderson vizitoi IPK-në

Hajvali/Prishtinë, 13 Gusht 2020
U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës z. Kushtrim Hodaj priti sot në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë z. Edward Anderson me bashkëpunëtorë.

Ky takim pune u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali në vazhdën e mbështetjeve të vazhdueshme dhe përkrahjes së IPK-së nga misioni i OSBE-së.

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës z. Kushtrim Hodaj falënderoi për përkrahjen që misioni i OSBE-së është duke dhënë në vazhdimësi për Inspektoratin Policor të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale si dhe në aspektin logjistik me pajisje të nevojshme kundër mbrojtjes ndaj Covid-19, përveç kësaj z. Hodaj i njoftoj bashkëbiseduesit mbi Planin operativ “Monitorimi i respektimit të vendimeve mbi zbatimin e masave parandaluese kundër përhapjes së Covid-19”, plan i cili u vlerësua si një veprim që do të ndikojë në përmirësimin e punës së Policisë së Kosovës.

Drejtori i Departamentit për Siguri Publike z. Edward Anderson shprehu gatishmërinë e Misionit të OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme të IPK-së që do të ndikojë në fuqizimin e kapaciteteve në ushtrimin efektiv të rolit mbikëqyrës ndaj policisë.