Prishtinë, 14/08/2020

Hajvali/Prishtinë, 14 Gusht 2020
U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës z. Kushtrim Hodaj
priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri
Publike z. Ismail Smakiqi.
Ky takim pune u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali ku u diskutua për vazhdimin dhe rritjen e bashkëpunimit në mes të dy agjencioneve.
U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës z. Kushtrim Hodaj falënderoi z. Smakiqi për përkrahjen e AKSP-në në realizmin e trajnimeve për punonjësit e IPK-së, ne veçanti për trajnimin bazik për inspektor policor, të realizuar bashkërisht sipas kurikulave tashmë të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP z. Ismail Smakiqi shprehu gatishmërinë e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike që në vazhdimësi të bashkërendohen aktivitetet në mënyrë që realizmi i trajnimeve të jetë sipas standardeve më të larta, në mënyrë që të kontribuohet në rritjen e profesionalizmit të punonjësve të IPK-së.