- Ballina
- Rreth nesh
- Zyra kryeshefit
- Departamentet
- Departamenti i hetimeve
- Divizioni i Inteligjencës dhe Analizës
- Divizioni i Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit
- Divizioni Qendror i Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni Jugor i Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni Verior i Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni Lindor i Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni Perëndimor Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni i Mbështetjes Teknike
- Departamenti i
inspektimeve - Departamenti për Planifikim, Bashkëpunim, Çështje Ligjore dhe Informim
- Departamenti i Menaxhimit te Ankesave
- Departamenti i financave
dhe shërbimeve të përgjithshme
- Departamenti i hetimeve
- Legjislacioni
- Raporte
- Kontakti
Prishtinë, 11/01/2014

Inspektorati Policor i Kosovës pas një hetimi intensiv ka ndërmarrë sot (11.01.2014) një operacion bastisje në tri lokacione të ndryshme në Prizren dhe Suharekë.
Operacioni i bazuar në planin operativ të koduar me emrin “Autoriteti”, ka rezultuar me arrestimin e tre personave me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit dhe ushtrim të ndikimit.
Një nga të dyshuarit e arrestuar është pjesëtar i Policisë së Kosovës me detyrë në Drejtorinë për hetimin e trafikimit me narkotikë – njësia në Prizren.
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të rregullta gjyqësore kurse zyrtari policor tashmë i arrestuar është suspenduar.
Veprimet e tilla IPK-ja i ka ndërmarrë duke u bazuar në urdhëresën e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Në këtë aksion disa orësh mbështetje për hetuesit e IPK-së kanë qenë edhe hetuesit rajonal nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit dhe disa zyrtarë policorë nga Njësiti Special Operativ (NJSO) i Policisë së Kosovës.
Ky aksion përveç arrestimeve ka rezultuar edhe me konfiskimin e dy armëve të gjata, disa pajisjeve kompjuterike, dokumente të ndryshme etj.
Search
-
FORMA PËR ANKESA
-
Nëse keni ndonjë ankesë
plotësojeni formën
duke klikuar këtu
-
-
Nëse pretendoni që u janë shkelur te drejtat tuaja nga zyrtarët policorë, atëherë raportoni në linjën e kaltërt: 080003333
SHKARKO
FORMULARIN PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE