- Ballina
- Rreth nesh
- Zyra kryeshefit
- Departamentet
- Departamenti i hetimeve
- Divizioni i Inteligjencës dhe Analizës
- Divizioni i Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit
- Divizioni Qendror i Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni Jugor i Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni Verior i Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni Lindor i Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni Perëndimor Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni i Mbështetjes Teknike
- Departamenti i
inspektimeve - Departamenti për Planifikim, Bashkëpunim, Çështje Ligjore dhe Informim
- Departamenti i Menaxhimit te Ankesave
- Departamenti i financave
dhe shërbimeve të përgjithshme
- Departamenti i hetimeve
- Legjislacioni
- Raporte
- Kontakti
Prishtinë, 03/01/2014

IPK festoi përvjetorin e tetë të themelimit
Në një ceremoni të organizuar në objektin e IPK-së në Hajvali u shënua përvjetori i tetë i themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë, gjyqësisë, prokurorisë, përfaqësues ICITAP-i Amerikan, nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë etj.
Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, z. Fitim Shishani, duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ceremonie solemne, potencoi se IPK do të vazhdojë të jetë një agjencion i përgatitur, profesional dhe objektiv:
“Rezultatet e IPK-së tanimë janë evidente edhe për qytetarët. Shpresoj se do të vazhdojmë bashkërisht të punojmë për profesionalizmin e IPK-së edhe më tutje ” – theksoi ndër të tjera Kryeshefi Shishani.
Si pjesë e aktiviteteve për këtë ditë të shënuar ishte edhe dhurimi vullnetar i gjakut ku rreth 30 punonjës të IPK-së në bashkëpunim me Transfuzionin e Gjakut dhuruan gjak për fëmijët në nevojë.
Search
-
FORMA PËR ANKESA
-
Nëse keni ndonjë ankesë
plotësojeni formën
duke klikuar këtu
-
-
Nëse pretendoni që u janë shkelur te drejtat tuaja nga zyrtarët policorë, atëherë raportoni në linjën e kaltërt: 080003333
SHKARKO
FORMULARIN PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE