Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 28/02/2021

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për mashtrim dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Prishtinë/Gjilan, 27 shkurt 2021,

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar sot në orët e pasdites një zyrtar policor (punonjës në Stacionin Policor në Gjilan) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale mashtrim dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm .
Arrestimi i tij është bërë në sot në orët e pasdites nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Sipas kërkesës së prokurorit të rastit, me urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan është realizuar bastisja në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Përpelnicë komuna e Gjilanit, ku në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

  • Një (1) telefon Samsung,
  • Një (1) kartelë Vala,
  • Një (1) kartelë Ipko,
  • Një (1) tabletë i markës Lenovo,
  • Një (1) kompjuter i markës HP, si dhe,
  • Një USB.

  • I dyshuari pas intervistimit nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
    Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale.