Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 29/10/2020

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për  tri vepra penale

Prishtinë/Pejë, 29 tetor 2020

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor ( të stacionit policor në Pejë) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”.

Informacionet e para lidhur me këtë rast nga IPK-ja janë pranuar përmes një ankese të adresuar te Inspektorati Policor rreth një javë më herët.

Bazuar në autorizimet ligjore, hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë sekuestrimin e përkohshëm të një telefoni mobil në cilësi të provës materiale si dhe intervistimin e të dyshuarit.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprat penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.