Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 23/12/2021

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për  vjedhje të rëndë në bashkëkryerje

Prishtinë -Mitrovicë , 23 Dhjetor 2021

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” në bashkëkryerje.

Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kanë  pranuar ditë më herët  nga Policia e Kosovës me dyshimin se zyrtari policor ishte i përfshirë në një rast të “vjedhjes së rëndë” në bashkëkryerje në një nga filialet për tranfsere parash në Mitrovicë më 26.11.2021.

I dyshuari i parë për këtë rast është arrestuar nga policia ditën që ka ndodhur rasti kurse si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë identifikuar edhe dy të dyshuar për këtë rast (duke përfshirë këtu zyrtarin policor).

 Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë kanë ndërmarrë disa veprime hetimore dhe pas  këtyre veprimeve hetimore,  zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 315 lidhur me nenin 31 (bashkëkryerje)  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.