Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 05/11/2020

IPK dhe SHÇBA drejt fuqizimit të bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes policore

U.D Kryeshefi Ekzektiv i IPK-së, z. Kushtrim Hodaj priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së z. Muhamet Rrumbullaku

Prishtinë/Hajvali, 05 nëntor 2020

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA) të Republikës së Shqipërisë z. Muhamet Rrumbullaku, e vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) ku u prit nga U.D Kryeshefi Ekzekutiv  z. Kushtrim Hodaj. 

Gjatë këtij takimi zyrtarët e IPK-së e informuan z. Rrumbullaku dhe zyrtarët e tjerë të SHÇBA-së për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës duke potencuar rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbikëqyrjes policore dhe kontrollit të brendshëm. 

Në këtë takim u diskutua edhe mbi përgjegjësitë ligjore/institucionale – mënyrën e organizimit, mundësitë për  fuqizimin e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacioneve si dhe bashkëpunimin në fushën e hetimeve dhe inspektimet e përbashkëta.

Që të dy agjencitë homologe (IPK dhe SHÇBA)  u zotuan  për angazhim të mëtutjeshëm  drejt fuqizimit të bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes policore dhe shërbimeve të kontrollit të brendshëm në të dy vendet, me qëllim rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit në luftën kundër dukurive negative në radhët e policisë si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të individit.