Prishtinë, 31/12/2021

Prishtinë/Hajvali, 31 dhjetor 2021
Inspektorati Policor i Kosovës me rastin e festave te fundvitit ka organizuar një ceremoni përmbyllëse për fundvit ku të pranishëm ishin zyrtarët e IPK-së.
Kryeshefi Ekzkeutiv i IPK-së , z. Kushtrim Hodaj gjatë fjalimit të tij ka prezantuar të arriturat dhe rezultatet e kësaj periudhe kohore të këtij viti, si dhe sfidat me të cilat është ballafaquar Inspektorati Policor i Kosovës duke i falënderuar të gjithë zyrtarët për angazhimin dhe dedikimin e tyre në fushën e mbikëqyrjes policore.

