Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 10/08/2021

IPK pjesë e konferencës profesionale të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme (NIAIA) në Las Vegas – SHBA

Las Vegas, Nevada – SHBA

Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të ICITAP-it amerikan në Kosovë po merr pjesë në konferencën profesionale të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme (NIAIA) në Las Vegas – Nevada të SHBA-ve.

Delegacioni i IPK-së u mirëprit nga Bordi i Organizatës dhe Kryetari i bordit Jeremy Viduna dhe gjithashtu po zhvillon takime me delegacione të ndryshme pjesëmarrëse në këtë konferencë.

Konferenca po zhvillohet nga data 08-12 gusht 2021, ku ndër tjera po diskutohet për rëndësinë e përdorimit të inteligjencës, burimet e hapura dhe rrjetet sociale në hetime dhe menaxhimi i përgjigjeve, ballafaqimi me punonjësit policor të dyshuar si dhe trendet në hetimet e brendshme dhe mbikëqyrjen e organeve të zbatimit të ligjit.

Kosova është shteti i parë nga Evropa që në Qershor të këtij viti u anëtarësua në këtë organizatë me mbështetjen e ICITAP-it Amerikan, të cilët kanë përkrahur edhe organizimin e kësaj vizite.