Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 21/10/2021

IPK pranoi donacion vetura dhe pajisje të ndryshme nga misioni i EULEX-it

Prishtinë/Hajvali,  21 Tetor 2021,

Inspektorati Policor i Kosovës sot në një ceremoni të organizuar në Hajvali pranoi një donacion nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Shefi i këtij misioni z. Lars-Gunnar Wigemark i dorëzoi Inspektoratit Policor të Kosovës një donacion që përfshiu tri vetura dhe pajisje të ndryshme duke përfshirë edhe pajisje të teknologjisë informative.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z.Kushtrim Hodaj në një fjalë rasti gjatë kësaj ceremonie  e falënderoi  Shefin e Misionit EULEX për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të dhënë nga ky Mision në ngritjen e kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit në përgjithësi duke përfshirë edhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

“IPK vlerëson lart bashkëpunimin me institucione të Bashkimit Evropian e sidomos me Misionin e EULEX-it dhe ky bashkëpunim ka ndikuar që IPK të rris kapacitetet e saj profesionale.”- theksoi ndër të tjera z. Hodaj duke u zotuar që IPK mbetet e përkushtuar që të vazhdoj këtë bashkëpunim në mënyrë që sundimi i ligjit të mbetet prioritet për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit e në veçanti për IPK-në.