Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 08/08/2021

IPK realizon aktivitet me qytetarë në Restelicë

Prishtinë – Dragash, 07 08 2021

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK-së) ka realizuar shumë aktivitete në fushën e bashkëpunimit me qytetarët, duke prezantuar para tyre rolin, misionin dhe fushë-veprimtarinë e IPK-së.

Një aktivitet i tillë është mbajtur dje me banorët e Restelicës (komuna e Dragashit) .

Ky aktivitet kishte për synim diskutimet e hapura me qytetarë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, procedura disiplinore dhe ecuria e saj dhe rëndësinë e integritetit policor.

Përfaqësuesit nga IPK-ja në këtë takim dhanë shpjegime për qytetarë lidhur me rolin e IPK-së, autorizimet ligjore si dhe projektit të regjionalizimit të IPK-së respektivisht hapjen e zyrave rajonale të IPK-së në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut.

Vlen të theksohet se këto aktivitete janë përcjellë me interesim nga banorët e Restelicës ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së.