Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 02/07/2021

IPK shënon 15 vjetorin e themelimit

Prishtinë, Hajvali, 02 Korrik 2021

Inspektorati Policor i Kosovës në një ceremoni të organizuar me disa aktivitete ka shënuar 15 vjetorin e themelimit. 

Në këtë ceremoni përveç zyrtarëve të Inspektoratit Policor morën pjesë përfaqësues të ICITAP-it Amerikan.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Kushtrim Hodaj duke falënderuar të gjithë të pranishmit theksoi se rrugëtimi i IPK-së ndër vite ishte përplot sfida e suksese duke potencuar se rrugëtimi deri në këtë fazë të sotshme u mundësua edhe nga përkrahja e institucioneve vendore e ndërkombëtare siç është ICITAP dhe OSBE-ja.

Në këtë ceremoni u ndanë mirënjohje për punonjës të dalluar të IPK-së kurse në  shenjë mirënjohjeje për përkrahjen e dhënë në ngritjen e nivelit të profesionalizmit të IPK-së, mirënjohje u nda edhe për z.Michael T McKee – Këshilltar i lartë për IPK-në nga ICITAP-i.

Si pjesë e aktiviteteve për të shënuar 15 vjetorin e IPK-së, Inspektorati Policor në bashkëpunim Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut kanë organizuar aktivitetin e dhurimit vullnetar të gjakut.

IPK u themelua në vitin 2006 si një mekanizëm i pavarur i mbikëqyrjes së Policisë me dy funksione kryesore: inspektimi i mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e Policisë në një varg të definuar të funksioneve menaxhuese, në lidhje me saktësinë, efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi dhe hetimin e të gjitha ankesave për sjellje të policëve, pa dallim grade.