Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 07/10/2021

IPK shkëmben përvojat me agjenci të zbatimit të ligjit të SHBA-ve

New York – SHBA,  7 Tetor 2021,

Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të ICITAP-it amerikan në Kosovë, po zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA.

Delegacioni i IPK-së u mirëprit  nga NYPD (Departamenti i Policisë së New Yorkut), ku u njoftua nga afër me punën e këtij Departamenti nga Komisionieri i Punëve të Brendshme Josef Reznik dhe nga zyrtarë të lartë të Policisë së New Yorkut. Delegacioni i IPK-së vizitoi Akademinë Policore të New Yorkut dhe Qendrën e Përbashkët Operative, si dhe po vazhdon takimet në institucionet tjera të sigurisë.

Delegacioni i IPK-së gjithashtu u prit nga Illyrian Society, organizata e policëve shqiptar në New York dhe nga Konsullata e Kosovës në New York.

Kjo vizitë është organizuar me mbështetjen e ICITAP-it Amerikan dhe konsiderohet mjaft e rëndësishme në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të IPK-së si një mekanizëm i rëndësishëm në fushën e sundimit të ligjit.