Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 04/12/2020

IPK vazhdon monitorimin e zbatimit të masave Anti-Covid nga Policia e Kosovës

Hajvali/Prishtinë, 4 dhjetor 2020
UD Kryeshefi Ezkekutiv i IPK-së ka autorizuar punonjësit e IPK-së për vazhdimin e Planit Operativ për monitorimin e zbatimit të masave Anti-covid nga Policia e Kosovës.
Si institucion me përgjegjësi në mbikëqyrjen dhe kontrollin ndaj Policisë, në koordinim edhe me institucionet përgjegjëse të zbatimit të ligjit Anti-covid, IPK do të kontribuoj në rritjen e nivelit të zbatimit të masave nga Policia e Kosovës përmes planit të monitorimit.
Të gjitha institucionit duhet të jenë në nivel të detyrës, në mënyrë që të kontribuohet në uljen e nivelit të infeksionit dhe qytetarët të sigurohen që masat po zbatohen në mënyre të drejtë ndaj të gjithëve.
IPK do të mbikëqyr në mënyrë rigoroze zbatimin e masave nga Polica e Kosovës dhe do të ndërmerr masa konform mandatit ligjor për të gjitha shkeljet që evidentohen gjatë zbatimit të planit.
Bashkë mund t’ia dalim!