Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 31/03/2021

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS DHE PROKURORIA THEMELORE NË GJILAN

Ndalohen edhe tre persona të dyshuar lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’

Hajvali, 31 mars 2021 – Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan ju njoftojnë se si vazhdimësi e hetimeve intensive sot janë ndaluar edhe tre persona të dyshuar lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’.

Tre të dyshuarit (zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitarë – Lindje) janë ftuar sot në orët e paradites për intervistim në cilësi të të dyshuarve në objektin e IPK-së në Hajvali.

Të njëjtit pas intervistës me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan janë arrestuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “ Kontrabandimi me mallra” e paraparë me nenin 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurave administrative me rekomandim të IPK-së edhe janë suspenduar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe për informacione shtesë do të vazhdojmë të ju mbajmë të informuar.