Prishtinë, 13/03/2020

Komunikatë për media

Prishtinë/Hajvali, 10 mars 2020

IPK përmes Divizionit për bashkëpunim dhe informim dhe zyrtarëve të departamenteve tjera operative ka marrë pjesë si panelist në tetë punëtori të organizuara në muajin Shkurt dhe Mars në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Veriut, Prizren, Pejë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë dhe Gjilan.

Këto punëtori u organizuan nga misionin e OSBE-së në Kosovë me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare rreth mbrojtjes së viktimave të mundshme të krimeve të urrejtjes.
Pjesëmarrës në këto aktivitet kanë qenë anëtarët e Komiteteve Lokale për Siguri Publike ( KLSP-ve), zyrtarë nga Zyra për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Këto punëtori janë në vazhdimësi e aktiviteteve për të ngritur vetëdijen e qytetarëve rreth të drejtave të tyre në mekanizma mbështetës të institucioneve përkatëse për mbrojtjen e viktimave respektivisht edhe Inspektoratit Policor të Kosovës.
Gjatë punëtorive për pjesëmarrësit janë dhënë informacione edhe lidhur me misionin dhe fushëveprimin e IPK-së si dhe projekteve si atij të hapjes së zyrave rajonale, Linjës së Kaltër, procedimit të ankesave, hetimeve etj.

Gjatë diskutimit të hapur në këto punëtori me anëtarët e KLSP-ve për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, ankesat dhe procedurat për trajtimin e tyre, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe rëndësinë e integritetit policor.