Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 26/08/2020

Komunikatë për media

Prishtinë /Mitrovicë e Veriut ,26 gusht 2020,

Zyrtarët e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut kanë reaguar dje në orët e pasdites një rast të rrahjes në mes pesë personave të dyshuar në rrugën “Mbreti Petër”. Të dyshuarit e përfshirë në këtë incident janë shoqëruar në stacionin policor si dhe të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.
Sidoqoftë, ekziston dyshimi se disa zyrtarë policorë kanë dështuar të reagojnë bazuar në autorizimet e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe nuk kanë reaguar në nivelin e duhur profesional në këtë incident .
Bazuar në këtë, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka suspenduar 6 zyrtarë policorë (në mesin e tyre edhe një zyrtar policor me gradën e kapitenit ).
Lidhur me rastin është i njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së në përputhje me autorizimet ligjore dhe fushëveprimin e Inspektoratit Policor kanë filluar një procedurë hetimore preliminare në koordinim edhe me prokurorinë kompetente.