Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 20/04/2021

Komunikatë për media

Prishtinë/Hajvali,20 prill 2021,

Atasheja e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë znj.Kimberly Riffe së bashku me znj. Shqipe Durguti (koordinatore vendore e ICITAP-it për IPK-në) u takuan sot me Kryeshefin Ekzekutiv të IPK-së z.Kushtrim Hodaj.
Në këtë takim pune i cili u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali mori pjesë edhe z. Michael T McKee .

Z. McKee i cili ka mbi 40 vite përvojë punë në agjenci të zbatimit të ligjit në SHBA nga të cilat më shumë se 20 vite në fushën e hetimeve të brendshme dhe inspektimeve, është caktuar si Këshilltar i lartë për IPK-në dhe do ta ketë edhe një zyre të tij në objektin e IPK-së ku së bashku me znj.Durguti do të ofrojnë përkrahje ditore për menaxhmentin dhe zyrtarët e IPK-së.

Ky caktim i z. McKee dhe znj.Durguti konsiderohet vazhdimësi e përkrahjes të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe ICITAP-it duke ofruar ekspertizë për Inspektoratin Policor të Kosovës.
Z.McKee së bashku me zyrtarët e tjerë të ICITA-it u takua edhe me zyrtarë të tjerë të IPK-së ku u njoftua nga afër me rolin dhe misionin e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Kryeshefi Ekzekutiv falënderoi zyrtarët e ICITAP-it për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës duke përfshirë trajnimet e avancuara në fushën e hetimit dhe donacionet në pajisje të specializuara.