Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 01/05/2022

Komunikatë për media

Prishtinë, 01 maj 2022,

Inspektorati Policor i Kosovës me datën 29 Prill 2022, përmes rrugëve operative  është  informuar lidhur me një rast ku dyshohet se një zyrtar policor me datën 28.04.2022 në udhëkryqin e rrugës Lidhja e Prizrenit afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë gjerësa ishte duke u marrë me një aksident trafiku kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 € (pesëdhjetë eurove)  nga një i dyshuar  (qytetar) që të ja kthente librezën e qarkullimit, e ku i dyshuari zyrtari policor  me datën 28.04.2022, rreth orës 23:00, para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ja dorëzon të dyshuarit (qytetarit)  në kundër vlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit.

Mbi bazën e gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori kujdestar I Prokurorisë Themelore te Prishtinës dhe me autorizim te tij janë ndërmarr veprime tjera të  nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të  rastit, intervistimin e personave të  involvuar në këtë çështje dhe me udhëzim të  prokurorit kujdestar, zyrtari policor  është  dërguar në  mbajtje për 48 ore me dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa qytetari  I dyshuar për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”  është  procedoceduar në  procedurë  të  rregullt.

Po ashtu hetuesit e IPK-së  me datën 30.04.2022, kanë  dorëzuar Kallëzimin penal pranë Prokurorisë Themelore -Prishtinë ndaj zyrtarit policor  për veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe qyetarit  për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”.