Prishtinë, 13/05/2022

Prishtinë, 13 Maj 2022
Sot në zyrat e IPK-së në Hajvali, u mbajt një ceremoni, ku u vlersuan dhe shpërblyen me mirënjohje zyrtarët e IPK-së që u anagzhuan në realizimin me sukses te Planeve Operative Pika 1 dhe Pika 2. Perveç menagjmentit dhe punonjësve të IPK-së, mori pjesë dhe Znj. Kimberly Riffe Atashe e DOJ-ICITAP në ambasaden Amerikane.
Kryeshefi Ekzekutiv i IPK- z Kushtrim Hodaj falënderoj punonjësit e IPK-së për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar dhe theksoj rëndesinë e angazhimit të secilit punonjës në rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit. Kryeshefi gjithashtu vlerësoj që puna profesionale e hetuesve, ka ngritur IPK-në në nivelin më të lartë të besimit të publikut në të, përmes trajtimit me sukses dhe luftimit të pakompromis të dukurive negative në Policinë e Kosovës.
Znj. Kimberly Riffe, përgëzoj IPK-në për realizimin me sukses të operacionit të madh në luftimin e korrupsionit në Polici dhe theksoj gatishmërinë e institucioneve amerikane për të përkrahur edhe më tej IPK-në në fuqizim të kapaciteteve dhe rritje të profesionalizmit.
Për hetuesit e angazhuar në hetimin e këtij rasti, Kryeshefi Hodaj dhe znj Riffe ndanë mirenjohje për “Përkushtim dhe profesionalizëm”.




