Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 04/03/2021

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së priti më takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Prishtinë/Hajvali, 3 mars 2021,

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z.Kushtrim Hodaj priti sot në objektin e Inspektoratit Policor në takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z.Samedin Mehmeti.

z. Hodaj dhe z. Mehmeti në këtë takim pune në të cilin ishin prezent zyrtarë të lartë të menaxhmentit të IPK-së dhe PK-së, diskutuan për çështje që ndërlidhen me fuqizimin e integritetit policor, ngritjen e nivelit të disiplinës si dhe imazhit policor.

Si Drejtori i Përgjithshëm i PK-së ashtu edhe Kryeshfi Ekzekutiv  i IPK-së u shprehën se do të mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore nga ana e policisë në mënyrë profesionale për të gjithë qytetarët e vendit.

Të dy palët po ashtu u zotuan se për qëllim të ofrimit të një shërbimi policor më efikas dhe cilësor, nuk do të tolerohen sjelljet e mundshme jo profesionale dhe tejkalimi i autorizimeve policore dhe do të trajtohet secili pretendim i qytetarëve për shkelje të të drejtave të njeriut. Në takim u diskutua edhe pjesa e planifikimeve të policisë për realizimin e projekteve për vendosjen e pajisjeve të kamerave të trupit për punonjësit policorë dhe projektit i cili tanimë është në implementim rreth vendosjes së kamerave në stacione policore si projekte që bartin kosto financiare, por, që konsiderohen shumë të rëndësishme me qëllim të ngritjes së transparencës, ngritjes së nivelit të displinës dhe menaxhimit më efikas.