Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 09/03/2021

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së priti më takim Shefin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë

Prishtinë/Hajvali,8 mars2021,

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z.Kushtrim Hodaj priti sot në objektin e Inspektoratit Policor në takim njoftues Shefin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)- z. Lars-Gunnar Wigemark.
Gjatë këtij takimi z. Wigemark u njoftua për punën dhe angazhimet e Inspektoratit Policor bazuar në mandatin dhe fushëveprimin ligjor të saj.
z. Hodaj e njoftoi Shefin e EULEX-it për natyrën e punës së IPK-së duke dhënë shpjegime për natyrën e ankesave që IPK trajton dhe rëndësinë e tyre në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në Policinë e Kosovës, rëndësinë e fuqizimit të integritetit policor etj.
Kryeshefi Ekzekutiv IPK-së dhe Shefi i EULEX-it u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin duke u bazuar në mandatin aktual të EULEX-it.
Më tutje ata diskutuan edhe rreth bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të IPK-së dhe sistemit prokurorial të Kosovës si dhe rreth asaj se si të ruhet integriteti i dëshmitarëve dhe sinjalizuesve.