Prishtinë, 13/03/2020

Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së znj. Miradije Kelmendi po merr pjesë në  konferencën ndërkombëtare “Roli i grave në polici në përgjigje të kërcënimeve transnacionale”

Policia e Kosovës së bashku me Shoqatën Ndërkombëtare të Grave në Polici (IAWP), Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës (AËKP), OSBE-në dhe ICITAP, kanë organizuar konferencën dy ditore ku po diskutohet roli i grave në polici, në kontekst të kërcënimeve transnacionale. Kjo konferencë ka sjellë së bashku gra dhe burra, përfaqësues të forcave ndërkombëtare të policisë nga e gjithë bota, përfaqësues të organizatave qeveritare dhe joqeveritare, shoqërinë civile dhe media për të adresuar së bashku rëndësinë e kontributit të grave në paqe dhe siguri.
Kryeshefja e IPK-së znj. Kelmendi ishte pjesë e panelit diskutues, ku diskutoj në temën “Dhuna me bazë gjinore e fokusuar në ngacmimin seksual në vendin e punës. Gjatë diskutimit znj. Kelmendi paraqiti sfidat e udhëheqjes së një institucioni të sigurisë dhe rrugëtimin e saj si femër në karrierën profesionale. Në diskutim ajo i kushtoj rëndësi sensibilizimit të viktimave të mundshme të ngacmimit seksual për të paraqitur rastet dhe domosdoshmërinë trajtimit serioz dhe me prioritet nga ana e institucioneve përgjegjëse.
Në fund ajo theksoi se “Ne jemi këtu, për t’i mbrojtur ato, me të gjitha forcat dhe mjetet tona ligjore, na takon të gjithëve të jemi pjesë e luftës për të ndaluar këtë dukuri negative sikurse edhe çdo pengesë tjetër në rrugën për avancimin e grua”.