Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 05/11/2019

Komunikatë për media

Stara Zagora (Bullgari), 5 Nëntor 2019

Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Bullgarisë, Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së znj.Miradije Kelmendi me bashkëpunëtore janë duke marrë pjesë në Konferencën e katërt të njësive të kontrollit të brendshëm/mbikëqyrjes policore që po mbahet në Stara Zagora të Bullgarisë.

Në këtë konferencë e cila është organizuar nga NERCISU – Network for Enhanced Regional Cooperation of Internal Security Units (Rrjeti për bashkëpunim të zgjeruar rajonal të njësive të sigurisë së brendshme) janë duke marrë pjesë edhe përfaqësuesit homologë nga vendet e rajonit dhe më gjerë si Turqia, Greqia, Rumania, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia etj.

Konferenca shërben edhe si platformë e shkëmbimit të përvojave të njësiteve në fushën e kontrollit të brendshëm në njërën anë si dhe praktikave të luftimit të korrupsionit në shërbimet policore në anën tjetër.

Gjatë qëndrimit në këtë konferencë edhe delegacioni i IPK-së ka prezantuar përvojat e saj dhe praktikat në fushën e mbikëqyrjes policore dhe luftimit të korrupsionit në polici.