Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 27/10/2020

Misioni i OSBE-së përkrah IPK-në me trajnimin e radhës

Zyrtarë të IPK-së kanë filluar sot në Prishtinë trajnimin tre ditor “Shkathtësitë hulumtuese për monitorimin programit të besueshmërisë dhe kënaqshmërisë së publikut me Policinë e Kosovës” .

Qëllimi i këtij trajnimi është të zhvillojë kapacitetet e IPK-së për të monitoruar programin e besueshmërisë dhe kënaqshmërisë së publikut me Policinë e Kosovës. Prezent në hapjen e këtij trajnimi ishin edhe U.D Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj dhe  Drejtori i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në Misionin e OSBE-së në Kosovë z. Edward Anderson .

U.D Kryeshefi i IPK-së falënderoi zyrtarët e misionit të OSBE-së për përkrahjen e dhënë drejt fuqizimit të kapaciteteve të IPK-së .