Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 11/09/2020

Misioni i OSBE-së përkrahu IPK-në me trajnim për trajtimin e provave digjitale si dhe një donacion me pajisje mbrojtëse

Prishtinë,11 shtator 2020,Në objektin e IKAP-it (Instituti i Kosovës për Administratë Publike)  në Hajvali për një javë rresht u mbajt trajnimi i përkrahur nga misioni i OSBE-së për trajtimin e provave digjitale.Këtë modul trajnimi e vijuan 15 zyrtarë të IPK-së ku morën njohuri shtesë nga eksperti i fushës përkatëse nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë. Ky trajnim ishte hartuar për të rritur kapacitetet e IPK-së në ushtrimin efektiv të rolit mbikëqyrës ndaj policisë duke marrë njohuri shtesë në gjetjen, nxjerrjen, sistemimin dhe ruajtjen e provave digjitale në vendin e ngjarjes.Në fund të trajnimit në një ceremoni të organizuar nga IPK-ja u ndanë certifikata për pjesëmarrësit dhe prezent në këtë ceremoni ishin edhe U.D Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj, Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë z. Edward Anderson etj .Kryeshefi i IPK-së falënderoi zyrtarët e misionit të OSBE-së për përkrahjen e dhënë drejt fuqizimit të kapaciteteve të IPK-së  në përputhje me trendet e zhvillimit të teknologjisë informative në rajon dhe më gjerë. Zyrtarët e IPK-së falënderuan edhe zyrtarët e IKAP-it për ofrimin e hapësirave për këtë trajnim në objektin e ri të tyre në Hajvali.Pas përfundimit të trajnimit IPK pranoi si donacion edhe një kontingjent të pajisjeve mbrojtëse (maska, dezinfektues dhe doreza) nga Misioni i OSBE-së në Kosovë  të cilat i dorëzoi Drejtori i Departamentit për Siguri Publike z. Edward Anderson në objektin e IPK-së. UD/Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Z. Kushtrim Hodaj falënderoi zyrtarët e OSBE-së për vizitën dhe dhurimin e këtij donacioni shumë të domosdoshëm për situatën në të cilën po kalojmë me pandeminë COVID 19.