- Ballina
- Rreth nesh
- Zyra kryeshefit
- Departamentet
- Departamenti i hetimeve
- Divizioni i Inteligjencës dhe Analizës
- Divizioni i Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit
- Divizioni Qendror i Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni Jugor i Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni Verior i Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni Lindor i Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni Perëndimor Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
- Divizioni i Mbështetjes Teknike
- Departamenti i
inspektimeve - Departamenti për Planifikim, Bashkëpunim, Çështje Ligjore dhe Informim
- Departamenti i Menaxhimit te Ankesave
- Departamenti i financave
dhe shërbimeve të përgjithshme
- Departamenti i hetimeve
- Legjislacioni
- Raporte
- Kontakti
Prishtinë, 26/02/2014

Në kuadër të autorizimeve ligjore që ka Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në dy raste të ndryshme ka arrestuar tre zyrtarë policorë.
Njëri rast është realizuar në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë rajonale të Ferizajt. Lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacione se një zyrtar policor cili ka qenë duke shërbyer në Stacionin Policor Ferizaj në njësinë patrulluese, dyshohet se është i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.
Pas analizimit të këtij informacioni dhe ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore të autorizuara nga prokurori kompetent, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dje (25.02.2014) zyrtarin policor si të dyshuar për kryerjen e veprave penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje të ryshfetit dhe ushtrim i ndikimit.
Me vendim të prokurorit të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë si dhe masa e suspendimit me pagesë deri në përfundim të hetimit.
Dy arrestimet tjera janë kryer sot (26.02.2014) nga hetuesit e IPK-së në Prishtinë. Pas pranimit të informatës përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për veprime të kundërligjshme nga dy zyrtarë policor nga njësia rajonale e komunikacionit rrugor – Drejtoria Rajonale në Prishtinë, hetuesit e IPK-së ndërmorën disa veprime hetimore me autorizim të prokurorit.
Me vendim të prokurorit të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë si dhe masa e suspendimit me pagesë deri në përfundim të hetimit.
Search
-
FORMA PËR ANKESA
-
Nëse keni ndonjë ankesë
plotësojeni formën
duke klikuar këtu
-
-
Nëse pretendoni që u janë shkelur te drejtat tuaja nga zyrtarët policorë, atëherë raportoni në linjën e kaltërt: 080003333
SHKARKO
FORMULARIN PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE