Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 01/11/2019

Programi i ICITAP-it përkrah IPK-në me trajnim për ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike

Prishtinë, Hajvali, Tetor 2019

Përdorimi i internetit dhe pajisjeve të ndryshme sjell me vete edhe mundësinë e ekspozimit  ndaj rreziqeve të ndryshme në hapësirën e Internetit.

Këto rreziqe qëndrojnë tek cenimi i pashmangshëm në TIK (teknologjisë së informacionit dhe komunikimit), si dhe mund të shkaktojnë mungesa të shërbimit apo edhe keqpërdorim të shërbimeve, duke rezultuar kështu me dëmtim (humbje) humbje ekonomike si dhe kërcënime ndaj sigurisë shtetërore.

Bazuar në këtë, trajnimi i zyrtarëve të agjencive të zbatimit të ligjit lidhur me sigurinë kibernetike konsiderohet shumë i rëndësishëm.

Programi i ICITAP-it amerikan muaj më herët kishte filluar të përkrah IPK-në me trajnim për punonjësit e IPK-së lidhur me rëndësinë e sigurisë kibernetike.

Mbi 90 punonjës të IPK-së kanë vijuar trajnimin e organizuar nga ICITAP-i amerikan me titull “ Ndërgjegjësimi për sigurinë kibernetike”.

Gjatë këtij trajnimi zyrtarët morën informacione shtesë rreth sigurisë kibernetike, mbrojtjes së të dhënave elektronike, mbrojtjes së fjalëkalimeve etj.