Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 28/10/2021

Studentët e Kolegjit AAB morën informacione për misionin e IPK-së

Fushë Kosovë,  27 Tetor 2021,

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përmes Divizionit për bashkëpunim dhe informim në bashkëpunim me Fakultetin e Gazetarisë kanë organizuar një ligjëratë për studentët e gazetarisë në “Kolegjin AAB” me temën “Roli dhe rëndësia e Inspektoratit Policor në sundimin e Ligjit në Kosovë”.

Aktiviteti është mbajtur në objektin e “Kolegjit AAB” me studentët e gazetarisë në kuadër të fakultetit të Komunikimit masive dhe gazetarisë.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe zyrtarë të ICITAP-it amerikan si dhe stafit të “Kolegjit AAB” me përkrahjen e të cilëve është organizuar ky aktivitet.

 Gjatë diskutimit të hapur me studentë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, ankesat dhe procedurat për trajtimin e tyre, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë, transparencën dhe rëndësinë e bashkëpunimit me medie dhe  rëndësinë e integritetit policor.

Studentët  morën informacione shtesë edhe për rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë  si dhe për disa projekte të IPK-së duke përfshirë informacionet për “Linjën e kaltër”- numrin e telefonit pa pagesë (080003333).

Ky aktivitet është përcjellë me interesim nga studentët ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së.