Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 25/08/2020

U.D Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së priti në takim përshëndetës zyrtarin ndërlidhës të KFOR-it

Hajvali,/Prishtinë , 25 gusht 2020

U.D Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Kushtrim Hodaj priti sot në takim zyrtarin ndërlidhës të KFOR-it z. Pietro Merici.
Gjatë këtij takimi i cili u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali u shkëmbyen informacione për nivelin e sigurisë në Kosovë dhe të arriturat e institucioneve të sigurisë në vend si dhe u pajtuan për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Gjatë këtij takimi, pasi që z. Merici është në prag të përfundimit të misionit të tij në Kosovë, zyrtarët e IPK-së duke e falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjellë z. Merici u njoftuan edhe me U.D të zyrtarit ndërlidhës të KFOR-it – z. Quin.