Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 

Prishtinë, 05/11/2021

Vet-dorëzohet e më pas arrestohet një zyrtar policor

Prishtinë/Zubin Potok , 05 Nëntor 2021

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor (i stacionit policor Zubin Potok) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe  “Manipulim me prova “.

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia e Kosovës respektivisht stacioni policor i Zubin Potokut se i dyshuari (zyrtari policor) ishte paraqitur (dorëzuar) në këtë stacion policor.

Ky punonjës policor (tashmë i arrestuar) dyshohej se që nga muaji shkurt i vitit 2020 ndodhej jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë kishte filluar një hetim që nga shkurti i vitit të kaluar ndaj zyrtarit të dyshuar për veprat e lartcekura penale e që dyshohet ti ketë kryer deri sa ka punuar në pozitën e zyrtarit përgjegjës për Dhomën e Dëshmive në Stacionin policor në Zubin Potok.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas intervistimit zyrtari policor është arrestuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.