Prishtinë, 23/03/2020

Zv. Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike z. Bajram Gecaj vizitoj Inspektoratin Policor të Kosovës.

Sot në IPK-së ishte në vizitë njoftuese Zëvendës Ministri i MPBAP-së z. Bajram Gecaj, i cili u prit në takim nga Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së znj. Miradije Kelmendi me bashkëpunëtorë.
Znj. Kelmendi pasi uroi z. Gecaj për pozitën e zëvendësministrit, e njoftoi për aktivitetet, rezultatet dhe sfidat e Inspektoratit Policor të Kosovës, në ushtrimin e mandatit ligjor
Z. Gecaj vlerësoj lartë rolin e Inspektoratit Policor të Kosovës, si organ i pavarur dhe profesional në mbikëqyrjen dhe kontrollin e Policisë së Kosovës dhe njëherit premtoj mbështetjen e MBPAP-së në fuqizimin e IPK-së, si një institucion i rëndësishëm në sundimin e Ligjit në Kosovës.