- HOME
- About us
- Chief Executive
- Departments
- Department of Investigation
- Division for Investigation of Organized Crime and Corruption
- ‘Central’ Division for Investigation of General Crimes
- ‘South’ Division for Investigation of General Crimes
- ‘North’ Division for Investigation of General Crimes
- ‘East’ Division for Investigation of General Crimes
- Division of Intelligence and Analysis
- ‘West’ Division for Investigation of General Crimes
- Division of Technical Support
- Department of Inspections
- Department for Planning, Cooperation, Legal Issues and Information
- Department for Management of Complaints
- Department of Finances and General Services
- Department of Investigation
- Legislation
- Raport
- Contact
Mr.sc. Fitim SHISHANI
U lind me 18.03.1970 në Dritan të Drenasit. Ka mbaruar Akademinë Policore në Vushtrri (1985-1989), Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës (1996) dhe në vitin 2005 ka magjistruar në Shkencat Juridike (Mr.Sc).
Nga qershori 1989 deri në janar 1990 ka qenë polic, nga qershori 1999 deri në shtator 1999 Zyrtar në Ministrinë e Rendit të QP të Kosovës. Është pjestar i i gjeneratës së parë të Shërbimit Policor të Kosovës.
Ka mbajtur disa funksione në polici si: koordinator i SHPK-së në stacionin II në Prishtinë, Asistent i Komandantit të Stacionit II, Zyrtar Policor në Departamentin e Trajnimeve në Shtabin Qendror.
Ka qenë pjesëtar i UÇK-së nga qershori 1998 deri në qershor 1999.
Ka ligjëruar në Shkollën e Shërbimit Policor në kurset: kursi bazik dhe i avancuar i hetimeve në luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit; kursi i specializuar i hetimeve (rangu i policies gjyqësore).
Ka publikuar shumë artikuj professional në fushen e kriminalistikës në gazetat vendore.
Ka botuar librat: Roli i Policisë në Parandalimin e Kriminalitetit (Prishtinë, shtator, 2006) dhe Kriminalistika (Prishtinë, qershor 2010, grup autorësh: Estref Myftari – Shqipëri, Fitim Shishani dhe Hysen Kotri-Shqipëri).
Ka përvojë në udhëheqje si: Programit të Kriminalistikes, në Katedrën juridiko-penale në Kolegjin Fama.
Ligjërues në Universitetin Fama në lëndet: Metoda e Hetimit të Krimit, Teknika Kriminalistike dhe Taktika Kriminalistike.
Ka kryer shumë trajnime profesionale.
Shkathtësitë kompjuterike: MS Office: Word, Excel, Power Point, Access.
Njeh gjuhën angleze dhe serbe.
Search
-
COMPLAIN FORM
-
If you have complain
please fill form
by clicking here
-
-
If your rights have been violated from police officers than report on blue line: 080003333
SHKARKO
FORMULARIN PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE