IPK jep informacione shtesë për misionin e saj qytetarëve në Janjevë

Komunikatë për media

Prishtinë – Janjevë, 09 shkurt 2024
 
Në kuadër të angazhimeve drejt fuqizimit të bashkëpunimit me qytetarë Inspektorati Policor i Kosovës ka realizuar sot një aktivitet – takim të përbashkët me qytetarët e Janjevës.
 
Synimi i këtij aktiviteti me temën “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në  Kosovë, përveç pjesës së fuqizimit të bashkëpunimit me qytetarë,  ishte edhe i ngritjes së vizibilitetit të organizatës lidhur me fushë-veprimtarinë e IPK-së në përgjithësi , trajtimit të ankesave të qytetarëve, inspektimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme etj.
 
 Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Komitetin Lokal për Siguri Publike (KLSP) të Janjevës dhe me ndihmën e ICITAP-it. 
 Gjatë diskutimit të hapur me qytetarë (nga komuniteti shqiptar dhe kroat) për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe  rëndësinë e integritetit policor.
 
Ky aktivitet është përcjellë me interesim nga qytetarët e Janjevës ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së dhe PK-së.

;