Fuqizohet bashkëpunimi IPK - IAP

Komunikatë për media

Prishtinë, 22 Shkurt 2024,

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, z. Kushtrim Hodaj më bashkëpunëtorë priti sot në takim Zëvendës Avokatin e Popullit z. Bastri Kastratin dhe Drejtoreshën e  Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, znj. Shqipe Ibraj Mala.

Diskutimi gjatë takimit u fokusua në bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve me theks të veçantë  në fushën e të drejtave të njeriut, trajtimin e ankesave që ndërlidhen me pretendimet e shkeljeve të të drejtave të njeriut me rastin e arrestit dhe ndalimit policor etj.

Zyrtarët e Inspektoratit Policor dhe të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) shprehën vullnetin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit dhe organizimin e takimeve të tilla të rregullta në të ardhmen sa i përket bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
;