Komunikatë për media
Prishtinë/Hajvali, 19 prill 2024,
Inspektorati
Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një
kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin e
trafikimit me njerëz.
Rekomandimi është
bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së pasi që kapiteni policor është i
dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.
Hetuesit e IPK-së
janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore
në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me veprimet
hetimore.
IPK në kuadër të
veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e
Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën
kompetente.
Duke marrë për bazë dyshimin për veprën penale në hetimin
e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, është rekomanduar
suspendimi i kapitenit policor.
Veprimet tjera
hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të
plotë me Prokurorinë e Shtetit.