1.1 Mbledh informacione dhe dëshmi, për të përcaktuar sjelljen punonjësit të Policisë për të cilin është iniciuar rast.
1.2 Ushtron kompetenca hetimore në mënyrë të saktë dhe të shpejtë, me qëllim të rritjes së besim në, në sundimin e ligjit;
1.3 Shfrytëzon të gjitha shërbimet e njësiteve të specializuara, mjetet dhe objektet e Policisë, duke përfshirë por pa u kufizuar në forenzikën, laboratorin, mjetet e përgjimit;
1.4 Hetimi i rastit bëhet në koordinim të ngushtë me prokurorin publik, dhe brenda afatit sa më të shkurtër bën kthimin e pronës/dëshmisë së konfiskuar gjatë hetimit të rastit, nëse ajo pronë/dëshmi nuk është relevante me rastin përkatës apo nuk është e nevojshme të mbetet si dëshmi (gjithmonë duke iu referuar urdhëresave të Prokurorit/Gjyqtarit përkatës);
1.5 Dëshmitë materiale të nevojshme për zhvillimin dhe dokumentimin e rasteve, të cilat për shkaqe të ndryshme nuk janë dorëzuar në prokurori apo gjykatë, ruhen dhe menaxhohen në Dhomën e Dëshmive të IPK-së.
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Inspektimit janë:
1.1. Nxjerr Planin Vjetor të Inspektimit në fushat e menaxhimit policor, të përcaktuara me Ligjin për IPK-në;
1.2. Kryen inspektime në Policinë e Kosovës, me iniciativë të vetën ose me urdhër të Ministrit;
1.3. Siguron informata nga fushat menaxheriale policore, përmes metodave të autorizuara të marrjes dhe sigurimit të tyre;
1.4. Analizon dhe vlerëson kryerjen e detyrave nga struktura policore;
1.5. Harton raporte të inspektimit të bazuara në standardet e raportimit, duke përfshirë në to gjetjet, përfundimet dhe rekomandimet.
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Planifikim, Bashkëpunim, Çështje Ligjore dhe Informim janë:
1.1. Udhëheqë aktivitetet në nxjerrjen e planeve strategjike, bazuar në objektivat strategjike të Ministrisë, si dhe vlerëson zbatimin e planeve për përmbushjen e objektivave strategjike;
1.2. Siguron shërbime juridike/ këshilluese ligjore për të siguruar menaxhim efektiv të rreziqeve ligjore dhe kontraktuale,
1.3. Udhëheqë aktivitetet për nxjerrjen, rishikimin apo plotësimin e udhëzimeve, rregulloreve dhe PSO-ve, lidhur me funksionet e IPK-së;
1.4. Udhëheqë me aktivitetet në zhvillimin dhe avancimin e bashkëpunimit dhe partneritetit ndër-institucional, brenda dhe jashtë vendit;
1.5. Udhëheqë aktivitetet e organizatës në ofrimin e shërbimeve profesionale në fushën e komunikimit dhe informimit publik;
1.6. Udhëheqë me aktivitetet për të siguruar realizimin e politikave në promovimin e vlerave, me qëllim të ngritjes së besimit dhe fuqizimit të rolit mbikëqyrës të IPK-së.
2. Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim, Bashkëpunim, Çështje Ligjore dhe Informim raporton tek Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së.
3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
3.1. Divizioni për Planifikim dhe Çështje Ligjore;
3.2. Divizioni për Bashkëpunim dhe Informim.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Planifikim, Bashkëpunim, Çështje Ligjore dhe Informim është shtatë (7).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Menaxhimit të Ankesave janë:
1.1. Siguron realizimin e politikave e procedurave të organizatës në menaxhimin e ankesave dhe informacionit të disponueshëm, mbi dyshimet për përfshirje të punonjësve të Policisë në vepra të kundërligjshme;
1.2. Siguron mbajtjen e evidencave/ regjistrave për ankesat dhe mbi bazën e tyre nxjerr statistika me të dhëna për raportime;
1.3. Siguron që informatat e disponueshme nga IPK-ja mbahen/ruhen sipas ligjeve përkatëse;
1.4. Siguron që ankesat trajtohen duke u bazuar në parimet e përcaktuara me Ligjin e IPK-së.
2. Udhëheqësi i Departamentit të Menaxhimit të Ankesave raporton tek Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së.
3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
3.1. Divizioni i Trajtimit të Ankesave, dhe
3.2. Divizioni i Administrimit të Lëndëve.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Menaxhimit të Ankesave është tetë (8).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë:
1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të IPK-së, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;
1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të IPK-së;
1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të IPK-së;
1.5. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të IPK-së;
1.6. Ofron shërbime logjistike për IPK-në
1.7. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së.
2. Udhëheqësi i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme raporton tek Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së.
3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
3.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore,
3.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa dhe
3.3. Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme është tetëmbëdhjetë (18).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Inteligjencës dhe Analizës janë:
1.1. Evidenton raste apo lëndë që drejtohen për trajtim në Departament;
1.2. Analizon informatat që kanë të bëjnë me elemente të veprimeve kriminale të punonjësve policorë;
1.3. Krijon raporte inteligjente për hetime;
1.4. Trajton informatorët;
1.5. Ndërmerr veprime të nevojshme me qëllim të vlerësimit dhe grumbullimit të informatave;
1.6. Shkëmben informata inteligjente me institucione tjera të zbatimit të ligjit.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Inteligjencës dhe Analizës raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Hetimeve.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Inteligjencës dhe Analizës është gjashtë (6).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë:
1.1. Trajton raste që pretendohen se implikojnë në vepra penale, me theks të veçantë, të natyrës së krimit të organizuar dhe të korrupsionit, punonjës policorë në kuadër të të gjithë strukturës policore të nivelit qendror dhe atij lokal;
1.2. Kryen hetime penale e disiplinore dhe zbaton masat e fshehta hetimore të autorizuara nga autoriteti kompetent;
1.3. Aplikon hetimin e integritetit si teknikë apo metodë hetimore në funksion të zbulimit të kryesve të veprave të kundërligjshme;
1.4. Bashkëpunon me Prokurorinë kompetente në fushën e hetimeve;
1.5. Siguron dhe vlerëson informatat inteligjente për nevoja operative;
1.6. Bashkëpunon në sigurimin e mbështetjes së duhur teknike në funksion të hetimeve;
1.7. Harton raporte mbi hetimet dhe kallëzime penale, varësisht nga rezultati i hetimeve.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Hetimeve.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është gjashtë (6).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit ‘Qendror’ të Hetimeve të Krimeve të Përgjithshme janë:
1.1. Trajton rastet që pretendohen se implikojnë në vepra penale, me theks të veçantë, të natyrës së krimeve të përgjithshme, punonjës policorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë (përfshirë departamentet, drejtoritë, divizionet, sektorët dhe njësitë) dhe në kuadër të territorit që kontrollon Drejtoria Rajonale Policore e Prishtinës dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës;
1.2. Kryen hetime penale e disiplinore dhe zbaton masat e fshehta hetimore të autorizuara nga autoriteti kompetent;
1.3. Bashkëpunon me Prokurorinë kompetente në fushën e hetimeve;
1.4. Siguron dhe vlerëson informatat inteligjente për nevoja operative;
1.5. Bashkëpunon në sigurimin e mbështetjes së duhur teknike në funksion të hetimeve;
1.6. Harton raporte mbi hetimet dhe kallëzime penale, varësisht nga rezultati i hetimeve.
2. Udhëheqësi i Divizionit ‘Qendror’ të Hetimeve të Krimeve të Përgjithshme raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Hetimeve.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin ‘Qendror’ të Hetimeve të Krimeve të Përgjithshme është shtatë (7).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë:
1.1. Trajton raste që pretendohen se implikojnë në vepra penale, me theks të veçantë, të natyrës së krimit të organizuar dhe të korrupsionit, punonjës policorë në kuadër të të gjithë strukturës policore të nivelit qendror dhe atij lokal;
1.2. Kryen hetime penale e disiplinore dhe zbaton masat e fshehta hetimore të autorizuara nga autoriteti kompetent;
1.3. Aplikon hetimin e integritetit si teknikë apo metodë hetimore në funksion të zbulimit të kryesve të veprave të kundërligjshme;
1.4. Bashkëpunon me Prokurorinë kompetente në fushën e hetimeve;
1.5. Siguron dhe vlerëson informatat inteligjente për nevoja operative;
1.6. Bashkëpunon në sigurimin e mbështetjes së duhur teknike në funksion të hetimeve;
1.7. Harton raporte mbi hetimet dhe kallëzime penale, varësisht nga rezultati i hetimeve.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Hetimeve.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është gjashtë (6).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit ‘Verior’ të Hetimeve të Krimeve të Përgjithshme janë:
1.1. Trajton raste që pretendohen se implikojnë në vepra penale, me theks të veçantë, të natyrës së krimeve të përgjithshme, punonjës policor në kuadër të territorit që kontrollon Drejtoria Rajonale Policore e Mitrovicës ‘Veriu’, Drejtoria Rajonale Policore e Mitrovicës ‘Jugu’ dhe Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare ‘Veriu’;
1.2. Kryen hetime penale e disiplinore dhe zbaton masat e fshehta hetimore të autorizuara nga autoriteti kompetent;
1.3. Bashkëpunon me Prokurorinë kompetente në fushën e hetimeve;
1.4. Siguron dhe vlerëson informatat inteligjente për nevoja operative;
1.5. Bashkëpunon në sigurimin e mbështetjes së duhur teknike në funksion të hetimeve;
1.6. Harton raporte mbi hetimet dhe kallëzime penale, varësisht nga rezultati i hetimeve.
2. Udhëheqësi i Divizionit ‘Verior’ të Hetimeve të Krimeve të Përgjithshme raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Hetimeve.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin ‘Verior’ të Hetimeve të Krimeve të Përgjithshme është pesë (5).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit ‘Lindor’ të Hetimeve të Krimeve të Përgjithshme janë:
1.1. Trajton raste që pretendohen se implikojnë në vepra penale, me theks të veçantë, të natyrës së krimeve të përgjithshme, punonjës policor në kuadër të territorit që kontrollon Drejtoria Rajonale Policore e Gjilanit, Drejtoria Rajonale Policore e Ferizajt dhe Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare ‘Lindja’;
1.2. Kryen hetime penale e disiplinore dhe zbaton masat e fshehta hetimore të autorizuara nga autoriteti kompetent;
1.3. Bashkëpunon me Prokurorinë kompetente në fushën e hetimeve;
1.4. Siguron dhe vlerëson informatat inteligjente për nevoja operative;
1.5. Bashkëpunon në sigurimin e mbështetjes së duhur teknike në funksion të hetimeve;
1.6. Harton raporte mbi hetimet dhe kallëzime penale, varësisht nga rezultati i hetimeve.
2. Udhëheqësi i Divizionit ‘Lindor’ të Hetimeve të Krimeve të Përgjithshme raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Hetimeve.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin ‘Lindor’ të Hetimeve të Krimeve të Përgjithshme është pesë (5).
1. Detyrat e përgjegjësitë e Divizionit ‘Perëndimor’ të Hetimeve të Krimeve të Përgjithshme janë:
1.1. Trajton raste që pretendohen se implikojnë në vepra penale, me theks të veçantë, të natyrës së krimeve të përgjithshme, punonjës policorë në kuadër të territorit që kontrollon Drejtoria Rajonale Policore e Pejës dhe Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare ‘Perëndimi’;
1.2. Kryen hetime penale e disiplinore dhe zbaton masat e fshehta hetimore të autorizuara nga autoriteti kompetent;
1.3. Bashkëpunon me Prokurorinë kompetente në fushën e hetimeve;
1.4. Siguron dhe vlerëson informatat inteligjente për nevoja operative;
1.5. Bashkëpunon në sigurimin e mbështetjes së duhur teknike në funksion të hetimeve;
1.6. Harton raporte mbi hetimet dhe kallëzime penale, varësisht nga rezultati i hetimeve.
2. Udhëheqësi i Divizionit ‘Perëndimor’ të Hetimeve të Krimeve të Përgjithshme raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Hetimeve.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin ‘Perëndimor’ të Hetimeve të Krimeve të Përgjithshme është pesë (5).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Mbështetjes Teknike janë:
1.1. Mirëmban pajisjet operative në dispozicion dhe mbanë evidenca të nevojshme mbi to;
1.2. Kryen vëzhgimin e fshehtë dhe vendosë pajisje teknike sipas nevojave, pasi të jenë siguruar autorizimet përkatëse;
1.3. Mbledhë provat në vend- ngjarje dhe i trajton ato konform rregullave në fuqi;
1.4. Kujdeset për pranimin dhe trajtimin e dëshmive në dhomën për ruajtjen e tyre.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Mbështetjes Teknike raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Hetimeve.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Mbështetjes Teknike është gjashtë (6)
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Analizë, Planifikim dhe Cilësi janë:
1.1. Siguron informata për nevoja të planeve inspektuese, nga burime të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ për inspektime;
1.2. Përgatitë Planin Vjetor të Inspektimit dhe Programet e punës inspektuese;
1.3. Ofron udhëzime për ekipet inspektuese mbi objektivat inspektuese dhe detyrat e vëna me Programe të punës;
1.4. Bashkëpunon me ekipet inspektuese, për të siguruar përmbushjen e detyrave në nxjerrjen e informacionit të duhur;
1.5. Organizon takime mbështetëse për ekipet inspektuese, për bashkërendim të aktiviteteve në nxjerrjen e raportit, konform standardeve të raportimit;
1.6. Përfshihet në inspektimet e inicuara, varësisht nga nevojat dhe volumi i punëve;
1.7. Ndihmon në arritjen e cilësisë së raportimit dhe përmbushjen e objektivave të planifikuar;
1.8. Përfaqësohet në takimet me menaxhmentin policor, për diskutimin e çështjeve lidhur me rezultatet e inspektimit.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Analizë, Planifikim dhe Cilësi raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Inspektimit.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Analizë, Planifikim dhe Cilësi është katër (4).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Inspektimit dhe Raportimit janë:
1.1. Ofron burimet e nevojshme njerëzore, duke siguruar se kapacitetet e tyre teknike dhe profesionale përmbushin me sukses detyrat;
1.2. Zhvillon inspektime në Policinë e Kosovës, bazuar në Programet e punës inspektuese dhe autorizimet e dhëna nga menaxhmenti:
1.3. Siguron prova fizike dhe materiale, prova dokumentare, dëshmi, prova analitike, përmes metodave të autorizuara;
1.4. Harton raporte të inspektimit me gjetjet, përfundimet dhe rekomandimet;
1.5. Koordinon aktivitetet me Divizionin e Analizës, Planifikimit dhe Cilësisë, në sigurimin e provave që mundësojnë arritjen e objektivave të inspektimit;
1.6. Pasqyron rezultatet e inspektimit në dëgjimet e brendshme të organizuara;
1.7. Përfaqësohet në takimet e organizuara me përfaqësuesit policorë, në diskutimin e rezultateve të inspektimit.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Inspektimit dhe Raportimit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Inspektimit.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Inspektimit dhe Raportimit është nëntë (9).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Bashkëpunim dhe Informim janë:
1.1. Organizon fushata senzibilizuese dhe promovuese, me qëllim të përafrimit të qytetarëve në sfidën e përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit;
1.2. Nxjerr raporte vjetore të punës me të dhëna nga aktiviteti operativ i IPK-së;
1.3. Kujdeset për ngritje, zhvillim dhe avancim të partneritetit me partnerët brenda dhe jashtë, në fushën e forcimit të sundimit të ligjit;
1.4. Përcjellë trendin e informatave mediale që kanë të bëjnë me IPK-në e PKnë, organizon dhe merr pjesë në konferenca shtypi, krijon dhe mirëmban kontakte me gazetarë, ofron të dhëna për tema me interes dhe përditëson informata në Faqen zyrtare të IPK-së;
1.5. Organizon dhe merr pjesë në takimet dhe konferencat që kanë për qëllim promovimin/ zhvillimin institucional dhe bashkërendimin e politikave me partnerët në fushën e rendit dhe ligjit
2. Udhëheqësi i Divizionit për Bashkëpunim dhe Informim raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim, Bashkëpunim, Çështje Ligjore dhe Informim.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Bashkëpunim dhe Informim është tre (3).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikim dhe Çështje Ligjore janë:
1.1. Inicon nxjerrjen e Planit Strategjik të IPK-së, bashkëpunon/ koordinon punën me njësi dhe grupe pune për vendosjen e prioriteteve dhe nxjerrjen e Planit Strategjik dhe të Veprimit;
1.2. Përcjell përmbushjen e detyrave, evidenton ngeciet/ problemet që sfidojnë realizimin e Planit, si dhe mban takime për të mbështetur departamentet në harmonizimin e planeve të tyre të punës;
1.3. Organizon aktivitete në nxjerrjen/ rishikimin e akteve nënligjore e PSO-ve, harmonizimin e tyre me legjislacionin në fuqi;
1.4. Ofron shërbime këshilluese për çështjet që kërkojnë interpretim dhe përfaqëson IPK-në në çështjet ligjore;
1.5. Ndihmon Kryeshefin Ekzekutiv në nxjerrjen e shkresave zyrtare dalëse, standardizon format e shkresave dhe përcjellë përdorimin e duhur të tyre;
1.6. Merr pjesë në takime dhe grupe punuese për nxjerrjen e projekt-ligjeve, kur nevojitet përfaqësimi i IPK-së.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim dhe Çështje Ligjore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim, Bashkëpunim, Çështje Ligjore dhe Informim.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Planifikim dhe Çështje Ligjore është tre (3).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Trajtimit të Ankesave janë:
1.1. Pranon ankesat nga të gjitha burimet dhe të gjitha format;
1.2. Shqyrton dhe analizon ankesat;
1.3. Verifikon dhe mbledhë informata;
1.4. Kualifikon ankesat.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Trajtimit të Ankesave raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Menaxhimit të Ankesave.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Trajtimin e Ankesave është katër (4).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Administrimit të Lëndëve janë:
1.1. Regjistron ankesat e pranuara; 1.2. Përcjell lëndët/ rastet tek autoritetet përkatëse për trajtim të mëtejmë;
1.3. Mban korrespodencën me palët lidhur me statusin e lëndëve (ankesave);
1.4. Mban evidenca fizike dhe elektronike lidhur me ankesat dhe informatat
1.5. Nxjerr statistikat me parametra apo tregues relevant për nevoja të raportimit;
1.6. Mban një renditje kronologjike të dosjeve të rasteve dhe mirëmban arkivimin.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Administrimit të Lëndëve raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Menaxhimit të Ankesave.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Administrimin e Lëndëve është tre (3).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë:
1.1. Përgatitë propozimet buxhetore
1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të IPK-së;
1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies
1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit;
1.7. Në zbatimin e detyrave të Divizionit, Udhëheqësi i Divizionit bashkëpunon me Udhëheqësin e Departamentit të Financave e Shërbimeve të Përgjithshme.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton tek Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme në aspektin administrativ.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Financa është pesë (5).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Burime Njerëzore janë:
1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;
1.2. Administron rekrutimin e personelit;
1.3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të trajnimeve;
1.4. Zbaton procedurat për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj;
1.5. Në zbatimin e detyrave të divizionit, Udhëheqësi i Divizionit bashkëpunon me Udhëheqësin e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Burimeve Njerëzore raporton te Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së në aspektin operacional, ndërsa te Udhëheqësi i Departamentit për Financa e Shërbime të Përgjithshme, në aspektin administrativ.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Burimeve Njerëzore është katër (4).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike janë:
1.1. Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të IPK-së;
1.2. Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative;
1.3. Menaxhon inventarin dhe depot;
1.4. Koordinon kërkesat dhe nevojat e IPK-së për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
1.5. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e IPK-së;
1.6. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të IPK-së.
2. Udhëheqësi i Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për TI dhe Shërbime Logjistike është tetë (8)