Në Raportin për Kosovën, të publikuar më 4 nëntor 2026, Komisioni Evropian ka vlerësuar si të një cilësie të lartë hetimet e zhvilluara nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në kuadër të trajtimit të përgjegjësive që lidhen me fushëveprimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ky vlerësim përbën një konfirmim të rëndësishëm të profesionalizmit, integritetit dhe cilësisë së punës hetimore të IPK-së, si dhe të rolit që ka në fuqizimin e llogaridhënies dhe sundimit të ligjit.
Raporti gjithashtu ka trajtuar nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të sistemit për menaxhimin e rasteve, proces ky që pritet të realizohet me përkrahjen e projektit HAPE, brenda një afati të arsyeshëm kohor.