1. Detyrat dhe pёrgjegjësitё e Divizionit të Auditimit të Brendshëm janё:


1.1. Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;

1.2. Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut;

1.3. Organizon, kryen dhe mbikëqyr të gjitha aktivitete të auditimit të brendshëm dhe dorëzon rezultate të auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi;

1.4. Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit;

1.5. Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm;

1.6. Raporton menjëherë te menaxhmenti i larte dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes, si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente.

Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit tё Brendshëm raporton tek Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së. Numri i të punësuarve në Divizionin e Auditimit te Brendshëm është një (1).


Shkëlzen Berila


Drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm

Tel. 038 521 227

Centrex: 038 200 19 735

E-mail: shkelzen.berila@rks-gov.net

Adresa: Rr. Dëshmorët e Gollakut” Hajvali – Prishtinë


;