Fushëveprimi - Objekt i veprimtarisë së IPK-së është: 1. Parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi i veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit të detyrës ose jashtë saj; 2.Inspektimi i strukturave dhe funksioneve të Policisë së Kosovës, për të siguruar llogaridhënie, efektivitet dhe efikasitet në zbatueshmërinë e ligjeve, akteve nënligjore dhe procedurave standarde të operimit në fuqi; 3.Hetimi dhe/ose inspektimi i incidenteve disiplinore të profilit të lartë, ku përfshihen të gjithë punonjësit policor me gradën më të lartë të nivelit të lartë të menaxhimit dhe zyrtarëve policor të nivelit të lartë ekzekutiv; 4. Kur ekziston dyshimi i bazuar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kryer shkelje disiplinore, Kryeministri mund të autorizon Inspektoratin Policor të Kosovës për zhvillim të hetimeve disiplinore. Inspektorati Policor i Kosovës pas përfundimit të hetimeve disiplinore i raporton Kryeministrit për të gjeturat; 5. Pranimi i të gjitha ankesave të qytetarëve, si dhe shqyrtimi dhe përcaktimi se cilat nga ankesat hetohen nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe cilat do t’i referohen Policisë së Kosovës apo institucioneve përgjegjëse.
Misioni i IPK-së është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.
Ankesa mund të adresohet në këto mënyra: a) Në formë fizike (dorëzimit fizik ose me postë); b) Në formë elektronike përmes ueb faqes së IPK-së duke klikuar në linkun si n ë vijim: https://ipk.rks-gov.net/Reporting/Reporting c) Përmes telefonit (Linjës së Kaltër 080003333); d) Përmes dhënies së deklaratës personale, direkt tek personeli i IPK-së; e) Përmes palëve të treta; f) Ne stacionin me te afërt policor; h) Ne zyrat rajonale te IPK-se.
IPK ka kompetencë ti pranojë të gjitha ankesat e qytetarëve që parashtrohen ndaj punonjësve të Policisë së Kosovës, ku pas shqyrtimit të ankesave IPK përcakton se ankesat që kanë elemente të veprës penale të hetohen nga IPK, ndërsa ankesat që kanë elemente të shkeljes disiplinore dërgohen për trajtim administrative/disiplinor në Policinë e Kosovës.
IPK trajton të gjitha ankesat ndaj punonjësve të Policisë së Kosovës pa dallim grade dhe pozite.
Këto ankesa nuk trajtohen në IPK por përcillen në Komisionin për Vendosje (Policia e Kosovës), i cili është organ që i trajton.