A trajtohen me konfidencialitet ankesat dhe informacionet që ipen nga qytetarët?

Ankesat e pranuara dhe informatat trajtohen me konfidencialitet të plotë nga punonjësit e IPK-së.

Si mund të kontaktoj përmes telefonit IPK-në dhe a është pa pagesë?

Ju mund të kontaktoni pa pagesë përmes telefonit – Linjës së Kaltër përmes numrit 080003333 e cila është në dispozicion të qytetarëve 24/7.

Çka ndodh me ankesën time nëse ajo dërgohet për trajtim disiplinor në Policinë e Kosovës?

Në këtë rast hetimin disiplinor për ankesën tuaj e kryen Divizioni për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës – Policia e Kosovës, ndërsa ju do të jeni të njoftuar me shkrim nga ana e IPK-së se rasti është përcjellur për hetim disiplinor në këtë mekanizëm të PK-së.

A trajtohet njëjtë ankesa që pranohet përmes ueb faqes së IPK-së?

Po, ankesa e juaj e pranuar përmes ueb faqes së IPK-së regjistrohet dhe trajtohet në përputhje me Ligjin e IPK-së.

Sa zgjat trajtimi i një ankese në IPK?

Ankesa e juaj trajtohet dhe shqyrtohet në afatin prej pesë ditëve (në Departamentin për Menaxhimin e ankesave dhe orientohet: nëse veprimet e zyrtarit policor dyshohen se janë shkelje disiplinore ankesa juaj përcillet për trajtim në Policinë e Kosovës, nëse dyshohet se veprimet e zyrtarit policor përbëjnë vepër penale ankesa juaj përcillet për trajtim në Departamentin e Hetimeve të IPK-së).

A njoftohem unë lidhur me procesin e trajtimit të ankesës sime?

Po, ju njoftoheni në rastet kur ankesa juaj dërgohet për hetim disiplinor në Policinë e Kosovës , ndërsa kur rasti dërgohet për hetime penale në Departamentin e Hetimeve të IPK-së, për hapat e trajtimit të ankesës suaj ju do të njoftoheni nga hetuesi i rastit në IPK.

;